Programi që iu mundëson ta detektoni nëse është ndërhyrë në fotografi me ‘Photoshop’

Programi që iu mundëson ta detektoni nëse është ndërhyrë në fotografi me ‘Photoshop’

Auto&Tech June 21, 2019 - 14:08
Lexoni detajet

Në vazhdën e shpërndarjes së fotografive të rreme dhe videove, Adobe ka vendosur ta bëjë një ndërhyrje me një program të ri.

Hulumtuesit nga kompania e softuerëve kompjuterik ‘Adobe’ kanë krijuar një aplikacion që do ndihmojë në detektimin e ndryshimeve që iu bëhen fotografive dhe videove me ‘Photoshop’.

Në një deklaratë për ‘The Verge’, gjiganti i softuerëve potencoi se nuk kanë ndonjë plan që ta kthejnë në përdorim komercial këtë produkt.

“Është vetëm njëri nga shumë përpjekjet e Adobe për të detektuar manipulimet e fotografive, audiove, videove dhe dokumenteve”, tha në lidhje me aplikacionin një zëdhënës i ‘Adobe’.

Hulumtimi është projektuar posaçërisht për të gjetur ndërhyrjet e bëra me mjetin ‘Liquify Tool’ të Photoshop-it, i cili zakonisht përdoret për të rregulluar formën e fytyrave dhe për t’i ndryshuar mimikat e fytyrës.

Ekipi hulumtues tha se puna ishte e para e këtij lloji, që përbën një “hap të rëndësishëm” drejt krijimit të mjeteve që mund të identifikojnë ndryshime komplekse duke përfshirë “manipulimet e trupit dhe redaktimet fotometrike siç është zbutja e lëkurës”.