Makina e parë elektrike e prodhuar në Maqedoni shfaqet në “New York Times”

Makina e parë elektrike e prodhuar në Maqedoni shfaqet në “New York Times”

Auto&Tech June 21, 2019 - 13:18
Lexoni detajet

Makina e parë elektrike e prodhuar dhe zhvilluar në Maqedoni, makina ZAS G20 është shfaqur në revistën “New York Times”, ku përshkruhet transformimi i veturës ikonë të socializmit, Zastava 750 në një automjet modern elektrike.

Motori i origjinal me benzinë është zëvendësuar me një motor elektrik të kompanisë gjermane “Keser” dhe ka zero emisione të dyoksidit të karbonit. Makina në kushte normale të vozitjes, me një mbushje mund të udhëtojë deri në 150 kilometra .

Makina kushton rreth 20 mijë euro, shkruan The New York Times.