Youtube po konsideron bartjen e tërë materialit për fëmijë në youtube kids

Youtube po konsideron bartjen e tërë materialit për fëmijë në youtube kids

Auto&Tech June 20, 2019 - 18:21
Detajet

Platforma e shpërndarjes së videove YouTube, ka bërë ndryshime të mëdha, pas kritikave të shumta për përmbajtje që kanë të bëjnë me pedofili dhe personazhe nga Dizney që ishin të armatosura.

Wall Street Journal raporton se kompania po konsideron bartjen e tërë materialit për fëmijë në YouTube Kids, ku gjithçka kontrollohet në detaje.

Në të njëjtën kohë, po planifikohet të ndërpriten videot që aktivizohen vet, që shfaqin pamje që në shikim të parë duket se janë të padëmshme, teksa janë të mbushura me ekstremizëm dhe teori konspirative.

Këto ndryshime do të ishin të mëdha për YouTube, që deri më tani ka punuar që të reduktojnë përmbajtjet kontroverse dhe jo të largojë diçka në tërësi.

Sikur të ndërmerrej ky hap, do të ta dëmtonte një pjesë të administratës së platformës, që është e ndërtuar në një arkitekturë siç është tani.

Në YouTube Kids do të ketë edhe reklama, mirëpo për shfaqjen e tyre do të ketë kritere të caktuara.