Kia tregon disa pjesë të seltos, disa ditë para se ta shfaqë në tërësi

Kia tregon disa pjesë të seltos, disa ditë para se ta shfaqë në tërësi

Auto&Tech June 17, 2019 - 15:51
Lexoni detajet

Kanë mbetur edhe pak ditë para prezantimit të Seltos të ri, andaj Kia ka treguar disa detaje, disa ditë para se ta shfaqë në tërësi Seltos të ri

Makinë e fuqishme, që do të ketë edhe me teknologji të lartë

Në pamjet e shpërndara shihen dritat e përparme LED si dhe ato që janë vendosur në pjesën e pasme, grilli i njohur si hundë tigri, si dhe rrotat që do t’i ketë. Por, gati të gjitha këto pjesë janë parë, kur u pa kjo makinë derisa po testohej e pa mbuluar.

Dizajni ri i makinës, është krijuar që të pëlqehet më së shumti nga të rinjtë, me tavan të gjatë dhe linja të mprehta.

Sipas kompanisë koreane, Seltos dallon nga modelet tjera, shkaku i kombinimit të së sofistikuarës, dizajnit sportiv, hapësirës dhe kapacitetit të një makine SUV tradicionale.

Brendësia e makinës nuk është shfaqur, mirëpo Kia thotë se do të ketë teknologji të lartë, si dhe një ekran me 10.25 inç.

Raportohet se modeli Seltos do ta ketë motorin 2.0 litra që prodhon 147 kuaj fuqi, ndërsa lansohet gjatë verës, teksa del në shitje në fund të vitit.