Ferrari SF90 Stradale shumë më i fuqishëm se rivalët

Ferrari SF90 Stradale shumë më i fuqishëm se rivalët

Auto&Tech qershor 09, 2019 - 09:57
Lexoni detajet

Duket se kjo makinë hibride, është e pamposhtur në pistë

Me prezantimin e SF90 Stradale, Ferrari i tregoi botës se çfarë ka mundësi të ndërtojë, transmeton Telegrafi.

Super-makina që mund të mbushet me rrymë, është hibridi më i fuqishëm që është prodhuar ndonjëherë, me një total prej 980 kuaj fuqive. Janë 740 kuaj fuqi që i merr nga motori i montuar në mes, derisa tre të tjerë elektrik, ia shtojnë fuqinë e përgjithshme në afro 1,000 njësi.

Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, e zë për 2.6 sekonda derisa për 6.7 sekonda arrin në 200 kilometra në orë. Ky kapacitet i SF90 Stradale është shumë i madh, duke e bërë shumë të fuqishëm për pista dhe gati të pamoshtur nga rivalët që I ka.

Shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, McLaren Senna dhe Lamborghini Aventador e zënë për 2.8 sekonda, Bugatti Chiron për 2.5, Porsche 911 GT2 RS për 2.7 sekonda. Matja e forcave në pistë, ndërmejet këtyre super-makinave dhe Ferrari SF90 Stradale, do të ishte një garë shumë interesante

Image

Image

Image