Jeep Wrangler kthehet në makinë luksoze për të gjitha terrenet (Foto)

Jeep Wrangler kthehet në makinë luksoze për të gjitha terrenet (Foto)

Auto&Tech qershor 09, 2019 - 09:54
Lexoni detajet

Kthimi në makinë luksoze, kushton sa dyfishi i çmimit të origjinalit

Megjithëse ka fuqi të madhe dhe kapacitet për të gjitha terrenet, Jeep Wrangler nuk është një model luksoz, transmeton Telegrafi. Khan Chelsea Truck Company ka punuar shumë, duke e kthyer në makinë me një nivel të lartë luksi.

Makina është quajtur Black Hawk Expedition, ndërsa është bazuar në një Wrangler me 3.6 litra që prodhon 280 kuaj fuqi, ndërsa nuk ka të kaluara më shumë se 80 kilometra.

Aplikimi i ngjyrës së gjelbër mbyllët në pjesën e jashtme, ia ka ndryshuar teksturën duke e bërë edhe më të egër. Ngjyra nuk është i vetmi ndryshim, pasi ka pjesën e përparme më të fryrë, mbrojtëset e shtuara, grillin me katër pjesë, si dhe tavan me dy nivele.

Dritat LED që ndizen edhe ditën janë më të mëdha, ndërsa në pjesën e sipërme ndodhet edhe një shirit me shumë drita në vogla. Në brendësi janë vënë ulëset Kahn GBT, që janë shumë sportive, si dhe pjesët e brendshme të dyerve.

Derisa një Jeep Wrangler ka çmim bazë prëj 27 mijë dollarë, blerja me të gjitha opsionet e shtrenjton në masë të madhe. Blerja e Black Hawk Expedition, do të kushtonte sa dyfishi i këtij çmimi pasi kushton 93 mijë dollarë, sepse ka ndryshime të dukshme. 

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image