Snapchat i ka përgjuar përdoruesit

Snapchat i ka përgjuar përdoruesit

Auto&Tech May 25, 2019 - 18:16
Lexoni detajet

Nuk dihet sesa i përhapur ka qenë abuzimi me këtë mjet por një punonjës mësohet të ketë thënë për Motherboard se abuzimi ka ndodhur “disa herë” brenda kompanisë.

Një bombë e vërtetë ka rezultuar një raport i Motherboard i cili thotë se disa departamente të Snapchat mund të shikonin vendndodhjen e përdoruesve, snapet e ruajtura, numrat e telefonit dhe adresat e e-maileve të përdoruesve duke përdorur një mjet të brendshëm quajtur SnapLion.

Nuk dihet sesa i përhapur ka qenë abuzimi me këtë mjet por një punonjës mësohet të ketë thënë për Motherboard se abuzimi ka ndodhur “disa herë” brenda kompanisë.

Motherboard ka komunikuar me të paktën katër punonjës të cilët kanë verifikuar ekzistencën e SnapLion. Dy ish punonjës thanë se abuzimi me SnapLion ka ndodhur disa herë vitet e fundit por nuk dihet nëse po ndodh edhe sot.

Sipas raportimeve punonjësit kanë aksesuar informacionet jo pse autoritetet apo agjencitë ligjzbatuese ua kanë kërkuar.

Shqetësues është fakti sesa lehtë punonjës të departamenteve të ndryshme kanë mundur të përdorin SnapLion për qëllime të brendshme. Megjithatë situata të tilla nuk janë diçka e re për industrinë.

Vitinë e kaluar Facebook pushoi nga puna një inxhinier i cili kishte përdorur të dhëna personale për të ngacmuar femra. Përdorimi i “God View” i cili zbulonte vendndodhjen e përdoruesve të Uber çoi në hapjen e një hetimi nga Prokurori i Nju Jorkut.