Aksesi në Internet – Vetëm 30% e familjeve e kanë mundësinë, vite larg rajonit dhe BE-së

Aksesi në Internet – Vetëm 30% e familjeve e kanë mundësinë, vite larg rajonit dhe BE-së

Auto&Tech May 25, 2019 - 16:19
Lexoni detajet

Vetëm 1 në tre familje shqiptare ka akses në internet, thonë të dhënat më të fundit të Eurostat, që veç të tjerash ofrojnë edhe një bazë të mire krahasuese me vendet e tjera, të cilat kërkojnë që të bëhen pjesë e Bashkimit Europian.

Pikërisht krahasuar me to, Shqipëria është e fundit. Për vendet e tjera, norma e aksesit të familjeve në internet është bindshëm më e lartë, madje përtej nivelit të 60% për të gjitha vendet.

Mjafton të themi që në vend të dytë pas Shqipërisë është Bosnje Hercegovina me një normë në 60% për të ilustruar se sa mbrapa është vendi ynë në këtë drejtim. Edhe në vitin 2012 vendi ynë ka qenë i fundit në rajon, me një normë në 14%.

As 7 vite më parë, aksesi në internet i fqinjëve tanë nuk ka qenë dot në nivelet që Shqipëria është sot. Mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian sa i përket aksesit të familjeve në internet ndërkohë, fiksohet në rreth 90%. Jo e njëjta gjë vlen për sipërmarrjen.

Përqindja e sipërmarrjeve në vendin tonë që raportojnë se e përdorin internetin fiksohet në rreth 97%, aq sa është edhe mesatarja e Bashkimit Europian.(koha.mk)