Ja çfarë zbulon për ty fotoja e profilit në Facebook

Ja çfarë zbulon për ty fotoja e profilit në Facebook

Auto&Tech May 22, 2019 - 09:44
Lexoni detajet

Sipas një studimi të ri, fotoja e profilit në rrjete sociale zbulon karakterin dhe jetën personale të njerëzve.

Duke përdorur vetëm një foto të profilit, njerëzit mund të kuptojnë një shkallë të madhe informatash rreth jetës së njerëzve, shkruan portali arbresh.info. Këto informata të gjetura mund të përdoren për të parashikuar tiparet e personalitetit në një shkallë masive, pretendojnë shkencëtarët.

Si pjesë e këtij studimi janë marrë mijëra foto të profilit të përdoruesve në Twitter dhe është vlerësuar personaliteti i tyre bazuar në postimet e tyre. Me këtë është kuptuar që fotot mund të përdoret lehtë për të shfaqur personalitetin e tyre.

Shumica e vëzhgimeve kanë kuptim dhe mund të shfaqin që fotoja juaj e profilit shpreh një pjesë të personaltitetit tuaj që ju në të vërtetë nuk e keni kuptuar. Megjithatë, është zbuluar gjithashtu që foto e profilit të njerëzve mund të dhurojë shumë informacione rreth personaltietit të tyre madje edhe nëse ata nuk janë pjesë e saj.

Njerëzit e shoqërueshëm më shumë ndodhë të kenë foto që brenda të cilave gjenden persona tjerë, ndërsa njerëzit që janë më të hapur tentojnë më shumë të shkrepin foto që i përfshin ata në mënyrën më të qartë.

Megjithatë, zbulimet e fundit kanë shpjeguar që njerëzit nevrotik nuk shfaqin fytyrën e tyre në foto, por në rast se shfaqin fytyrën atëherë shfaqen me syza.