Hakeri 13 vjeçar që vodhi paswordet e 35 mijë përdoruesve, bëhet konsulent banke

Hakeri 13 vjeçar që vodhi paswordet e 35 mijë përdoruesve, bëhet konsulent banke

Auto&Tech May 21, 2019 - 17:42
Lexoni detajet

Nga haker në konsulent i besuar në bankë. Kjo është historia e një 13 vjeçari norvegjez.

Djali i cili kishte arritur të vidhte paswordet e 35 mijë përdoruesve, është quajtur si djali magjistar nga një prej bankave më të njohura digitle në qytetin e tij Bergen në Norvegji, raporton media norvegjeze.

Paswordet dhe informacionet digitale që djali kishte arritur të hakeronte i përkisnin profesorëve studentëve të shkollave private dhe lokale. Djali kishte vjedhur edhe dokumente shkolle. Kjo e fundit ndihmoi policinë që të binte në gjurmët e tij.

Më pas erdhi dhe oferta e punës nga një ndër bankat më të njohura online. Djaloshi është punësuar për muajt e verës si konsulent i angazhuar pë të rikontrolluar sistemin e sigurisë dhe për ti nënshtruar projekteve të reja digitale.

“Është e qartë që ky djalë ka një talent të madh, që ne do të donim ta zhvillonim” ka shpjeguar për televizionin norvegjez drejtori i Institutit bankar.