Makinat e preferuara të mafisë ruse

Makinat e preferuara të mafisë ruse

Auto&Tech May 18, 2019 - 22:49
Lexoni detajet

Mafia ruse sot mund të jetë bërë më e rafinuar e të ketë arritur nivele të larta, por vitet 90 kanë qenë kulmi i dhunës nëpër rrugët e Rusisë.

Vitet e fundit të Bashkimit Sovjetik ishin të përfshirë nga një krizë e thellë varfërie, por rënia e regjimit solli një tjetër krizë: mungesën e ligjit, duke e kthyer vendin në terren ideal për krimin.

Në vitet 90, rrugët e Rusisë ishin të mbushura me trafikantë e luftëra të pafundme bandash, të cilat ndiqeshin nga vrasje e grabitje, transmeton TCH.

Këto janë 10 makinat që preferonin mafiozët rusë:

VAZ-2109 është e vetmja makinë ruse në listë. Kjo makinë edhe pse kishte çmim të lirë, ishte e shpejtë, nuk prishej lehtë, dhe u kthye në kalë pune për mafian ruse.

BMW525i Por edhe pse kishin industrinë vendase, rusët kishin një dëshirë të madhe për makina të huaja. BMW525i u bë simbol i mafias në vitet ‘90 . Ishte makina ideale për t’ia kaluar policisë, të cilët përdornin makina sovjetike.

BMW7, një tjetër prodhim gjerman, ishte makina që ishte qëlluar më shpesh nga plumbat mafiozë. Statistikat tregojnë që shumica e makinave të qëlluara ishin të këtij tipi.

Makinat amerikane nuk ishin të përhapura nëpër Rusi, por ishin popullore në Moskë. Makina “Lincoln Town Car” mbahej për status. Këtë model mund ta mbante vetëm një boss mafioz.

Linkolnët amerikanë ishin shumë të mëdhenj për rrugët e ngushta të rrethinave të kryeqytetit. Gangsterët e këtyre zonave preferonin Volvo 940.

Makinat e luksit nuk ishin zgjedhje e mirë për rrugët plot gropa në fshatrat e Rusisë. Atje duheshin makina të prodhuara për të punuar jashtë rruge, SUV si Jeep Grand Cheeroke.

Mercedes Gelandewagen. Mafiozët rusë nuk i pëlqenin shumë këto makina, edhe pse ishin të forta. Ato bënin shumë zhurmë dhe ishin të ngushta. Por ishin ideale për truprojat e tyre, të cilët mbanin shpesh makina të tilla.

Mitsubishi Pajero ishte si tank për gangsterët. I fortë, ecte jashtë rruge, komandohej lehtë dhe ishte i shpejtë. Nëse BMV 7 ishte më e qëlluara me plumba, kjo ishte makina më e hedhur në erë nga bombat.

Chevrolet Tahoe është dezinjuar si makinë familjare në Amerikë, por rusët preferonin që këto makina gjigante t’i mbushnin me grupe banditësh, sa herë që do të kryenin ndonjë sulm.

Mercedes S 600 ishte makina e kryemafiozëve, e bosave të mëdhenj fare. Që të përballonte një “arushë” të tillë, të madhe, të shpejtë e të rehatshme, e që tregonte prestigjin e lartë, mafiozi duhej të kishte shumë para.

Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image