WikiLeaks publikon video ku pretendohet të jetë montuar arritja e parë në Hënë

WikiLeaks publikon video ku pretendohet të jetë montuar arritja e parë në Hënë

Auto&Tech May 16, 2019 - 17:15
Lexoni detajet

Në internet janë paraqitur para disa ditëve të cilat dëshmojnë se aterrimi i famshëm i video prezantimit të arritjes së parë në Hënë është gënjeshtër, gjegjësisht nuk është filmuar nga ai satelit.

Në filmim shihet kozmonauti, i cili, mendohet se shëtitet nëpër shkretëtirat e Nevadës, që duheshe të paraqesë satelitin e Tokës.

Në atë filmim mund të shihen ekipe, kameramanë dhe montazherë si flasin, studio, dhe reflektorë, avionë e makina të cilat janë shumë të zhurmshëm derisa lëvizin, edhe pse dihet qartë se në hapësirë nga vakumi i krijuar është e pamundur që të dëgjohen zëra. E gjitha pretendohet të jetë filmuar në shkretëtirat e Nevadës.

Themeluesi i WikiLeaks, Xhulijan Asanzh para pak kohësh u arrestua, dhe po spekulohet se kjo është vetëm fillimi i hakmarrjes së tij, me çka do të ketë video incizime të tilla edhe tutje./Alsat