WhatsApp mund t’ju bllokojë nga bërja e bisedave 'screenshot'

WhatsApp mund t’ju bllokojë nga bërja e bisedave 'screenshot'

Auto&Tech April 24, 2019 - 09:19
Lexoni detajet

WhatsApp po punon në një përditësim që mund t'i ndalojë përdoruesit të jenë në gjendje të realizojnë "screenshot" në biseda private.

Aplikacioni i dërgimit të mesazheve momentalisht po teston një tipar të ri të gjurmëve të gishtave që nënkupton se përdoruesit duhet të skanojnë gjurmët e gishtave të tyre për të hyrë në biseda.

Si rezultat, WhatsApp do të bllokojë edhe fotografimin e bisedave nëse aktivizohet, sipas një postimi të blogut nga WABetaInfo, transmeton lajmi.net.

WABetaInfo, që shqyrton versionet beta të aplikacionit për të dhënat dhe karakteristikat e ardhshme, ndau një pamje të ekranit që tregon detajet e përditësimit.

Bërja “screenshot” nga versioni beta i aplikacionit shfaq mesazhin parandalues kur siguria e njohjes së gjurmëve të gishtave është e aktivizuara.

“Siguria e gjurmëve të gishtave – Kur aktivizohet, kërkohen gjurmët e gishtave për të hapur bisedat”, thuhet në paralajmërimin e shfaqur në ekran.

Ky funksion do t’ua shtojë sigurinë e bisedave konfidenciale ndërmjet përdoruesve të WhatsApp. Image