Tre gjëra që nuk duhet prekur kur udhëtoni me aeroplan

Tre gjëra që nuk duhet prekur kur udhëtoni me aeroplan

Auto&Tech April 21, 2019 - 13:41
Lexoni më shumë detaje

Edhe pse linjat ajrore bëjnë përpjekje për të mbajtur aeroplanët e pastër, flotat e mëdha nuk arrijnë që të pastrojnë secilin detaj.

Kjo gjendje dërgon në pyetjen që secili nga ne parashtron. Cilat janë vendet më të papastërta në aeroplan?

Sipas një studimi të kryer nga mikrobiologët, tabakatë e ngjitura pas karrikave janë vendi që preket më se shumti nga bakteret, transmeton koalb.com.

Gjithashtu, vend i papastër është butoni mbi tualet, por mikrobiologët kanë arritur të bëjnë edhe listën e vendeve të papastërti.

E para nuk do t’ju habisë. Vendi më i papastër ne aeroplan janë tualetet dhe lavamanët që gjenden në banja. Përafërsisht rreth 50 pasagjerë e përdorin tualetin dhe sipas mikrobiologëve, tualeti është një nga vendet më të papastërta në aeroplan, shkruan Drexel Medicine, transmeton koalb.com.

 Profesionistët e kujdesit shëndetësor këshillojnë që në aeroplan të mos preken as fletushkat dhe as peshqirët e tualetit. Në vend të kësaj ata sugjerojnë që pasagjerët të përdorin peshqir letre edhe kur prekin rubinetin.

 Sipas Drexel, një tjetër zonë që duhet shmangur janë pjesa e pasme e karrigeve. Studiuesit kanë ardhur në përfundim që në pjesën e pasme të karriges bakteret mund të mbijetojnë deri në një javë.

E treta gjë që duhet shmangur janë revistat.

“Nëse dëshironi të kaloni kohën duke shfletuar një revistë, së pari duhet të mendoni se sa njerëz para jush e kanë prekur atë revistë”, shkruan Drexel, transmeton koalb.com.

Për të shmangur sëmundjet e ndryshme, mjafton që të keni kujdes edhe kur udhëtoni me aeroplan