Facebook bllokon parti e politikanë, ja emrat

Facebook bllokon parti e politikanë, ja emrat

Auto&Tech April 20, 2019 - 19:35
Lexoni detajet

Facebook ka bllokuar shumë individë dhe organizata të së djathtës ekstreme në Britaninë e Madhe, të cilat “nxisin urrejtjen”.

Bllokimi përfshin Partinë Kombëtare Britanike, ish-liderin Nick Griffin, Lidhjen e Mbrojtjes Angleze dhe Frontin Kombëtar.

Në listë është edhe Britania e Parë, e cila ishte bllokuar më parë, por veprimi i fundit do ndalojë ndihmën e saj nga shërbimet e firmës amerikane. Kompania Facebook ka marrë këtë vendim sepse politikanët dhe Partitë politike ishin përfshirë në një mision që nxisnin dhunën dhe urrejtjen.

“Individët dhe organizatat që përhapin urrejtjen, sulmet dhe bëjnë thirrje për përjashtimin e të tjerëve nuk kanë vend në Facebook”, shtoi rrjeti gjigand në një deklaratë, përcjell Ora.

Ndalimi përfshinë:

  • Partinë Kombëtare Britanike dhe ish-liderin Nick Griffin
  • Britaninë e Parë, liderin Paul Golding and ish-deputeten Jayda Fransen
  • Liga Angleze e Mbrotjes dhe themeluesin Paul Ray
  • Fronti Kombëtar dhe lideri Tony Martin
  • Jack Renshaë, një neo-nazist që bëri komplot për të vrarë një deputet të Partisë Laburiste