Instagram eksperimenton me diçka që nuk do ta besoni

Instagram eksperimenton me diçka që nuk do ta besoni

Auto&Tech April 19, 2019 - 15:01
Lexoni detajet

Instagram ka konsideruar mundësinë e fshehjes së numrit të pëlqimeve nëpër foto në mënyrë që audiencat të mos shohin sesa persona kanë pëlqyer një postim individual.

Një zëdhënës i rrjetit social tha se Instagram nuk ka testuar publikisht funksionin por është duke eksploruar mundësi për të reduktuar presionin mbi përdoruesit e Instagram.

Një funksion i cili është testuar së brendshmi u zbulua ditën e sotme nga gjahtarja e kodit Jane Wong e cila thotë se Instagram kërkon të përqendrohet më shumë në atë çfarë shpërndahet dhe jo sa pëlqime merr.

Vetëm një person i cili poston foton mund të shohë numrin e pëlqimeve në eksperimentin e ri të Instagram.

Një zëdhënës i rrjetit social tha se Instagram nuk ka testuar publikisht funksionin por është duke eksploruar mundësi për të reduktuar presionin mbi përdoruesit e Instagram.

Nëse realizohet do të ishte një ndryshim madhor në funksionin e platformës. Pëlqimet, ndërsa në shumë raste demoralizuese, inkurajojnë njerëzit të postojnë dhe u japin incentivë të postojnë përmbajtje që kanë rezultate të larta angazhimi.

Por nga ana tjetër do të dekurajonte postimin e përmbajtjeve jo autentike, lakuriqësisë dhe fotove të ngjashme. /PCWorld Albanian

Image