Ja çfarë po ua ngadalëson internetin e wireless-it

Ja çfarë po ua ngadalëson internetin e wireless-it

Auto&Tech April 16, 2019 - 15:04
Lexoni detajet!

Inteferenca nga monitorët e bebeve, celularëve dhe llambave elektrike është një nga shkaqet më të zakonshme që shkakton ngadalësim të sinjalit të wirelessit, ka paralajmëruar një kompani.

OfCom këshillon që njerëzit t’i mbajnë pajisjet e tjera elektrike larg routerëve sa më shumë që të jetë e mundur.

Këto pajisje përfshijnë celularë, TV, llamba elektrike dhe pajisje të tjera që funksionojnë pa tel, transmeton Gazeta Express.

Për ta rritur shpejtësinë e internetit, kjo kompani këshillon:

  • Ta mbani larg routerin nga çdo pajisje që emiton sinjale wireless.
  • Ta vendosni routerin në një raft, jo në dysheme.
  • Të kontrolloni kabllon kryesore që dërgon lidhjen e internetit në router.