Vendi aziatik ndalon lojën PubG

Vendi aziatik ndalon lojën PubG

Auto&Tech prill 13, 2019 - 17:59
DETAJET

Ditën e Enjte autoritetet në Nepal lajmëruan ndalimin e lojës popullore online PlayUnknown’s Battlegrounds (PUBG) duke thënë se përmbajtja e dhunshme e saj ka pasur impakt negativ tek fëmijët.

“Kemi urdhëruar ndalimin e lojës PUBG sepse krijon varësi tek fëmijët dhe të rinjtë,” shprehej autoriteti i komunikimeve elektronike të vendit.

Ndalimi hyri në fuqi ditën e Enjte. PUBG është zhvilluar nga firma Koreano-Jugore Bluehole dhe është një lojë “mbijetese” ku me dhjetëra lojtarë online vendosen në një ishull dhe të gjithë mundohen të eliminojnë njëri tjetrin.

Loja u lançua në 2017-ës dhe menjëherë shënoi sukses të paprecedent. Javën e kaluar një fëmijë në Indi vrau veten sepse nëna e kritikoi sepse shpenzonte shumë kohë duke luajtur PUBG.

Fëmijët jo pak herë janë shpërqendruar nga mësimet dhe rutina e tyre ditore për shkak të lojës. /PCWorld Albanian