S’ka më 'Fast & Furios' - Nga viti 2022 ndryshojnë rregullat për shpejtësinë

S’ka më 'Fast & Furios' - Nga viti 2022 ndryshojnë rregullat për shpejtësinë

Auto&Tech March 26, 2019 - 21:22
Lexoni detajet

Së shpejti të gjithë shoferët në Evropë do të duhet të mësohen me një pajisje kundër shpejtësisë në makinat e tyre.

Ky vendim vjen pasi ligjvënësit e BE ranë dakord këtë mëngjes për legjislacionin e ri kundër qarkullimit me shpejtësi të lartë.

Legjislacioni do të kërkojë që të gjithë automjetet e reja të vendosura në treg të pajisjen me teknologjinë ISA (Asistenca Inteligjente e Shpejtësisë).

Marrëveshja erdhi pas disa muajsh negociata shpesh të tensionuara, të cilat vendosën sigurinë kundër lirisë dhe nxitën shqetësime rreth “big brother” që kontrollon shoferët.

Pajisja mund të përdorë video-kamera për njohjen e shenjave ose të dhënat e lidhura me GPS-në për të kufizuar automatikisht shpejtësinë e një automjeti, shkruan “Forbes”.

Legjislacioni, që pritet të marrë “vulën” përfundimtare nga Parlamenti Evropian dhe qeveritë kombëtare muajin e ardhshëm, do të kërkojë që ISA të vendoset në të gjitha automjetet që dalin në treg deri në vitin 2022.

Image 
Image