Kompania BMW ua ndalon punëtorëve turq të flasin turqisht

Kompania BMW ua ndalon punëtorëve turq të flasin turqisht

Auto&Tech March 26, 2019 - 17:30
Lexoni detajet

Punonjësit turq në një departament në fabrikën gjermane të makinave BMW iu ndalua të flasin turqisht mes tyre, njoftuan të hënën raportet gjermane.

Përgjegjësi në qendrën e përpunimit të automjeteve të Bayerische Motorenwerke (BMW) në qytetin e Garching bei München ,ndaloi rreth 20 punëtorë gjermano-turq që punojnë në të njejtin ndrrim të flasin turqisht.

Punëtorët reaguan ndaj ndalimit që u prezantua, në fabrikën ku punojnë 7,000 njerëz nga 50 vende të ndryshme, shkruan IndeksOnline.

Sipas të përditshmes gjermane Bild, punonjësit u ndaluan të flisnin turqisht edhe në pjesët tjera rreth fabrikës. Përgjegjësi iu tha punëtorëve në fabrikën Garching të flisnin vetëm gjermanisht.

Punëtorët të cilët ishin të prekur nga ndalimi e hodhën poshtë vendimin. Punëtorët turq thanë se ata ishin të ekspozuar ndaj diskriminimit, duke u ankuar te Departamenti i Burimeve Njerëzore. Departamenti filloi të shqyrtojë ngjarjen rreth praktikës arbitrare të përgjegjësit dhe deklaruan se një praktikë e tillë ishte e paligjshme.

Zëdhënësi i kompanisë Jochen Frey tha se punëtorët e BMW nuk janë të detyruar të përdorin një gjuhë të caktuar mes tyre në fabrikë, por duke shtuar se megjithatë gjermanishtja duhet të jetë gjuha e përbashkët, në mënyrë që të gjithë të kuptojnë njëri-tjetrin.

“Kompania nuk detyron gjuhën në të cilën punonjësit duhet të flasin, por vendos kufizime për të folur gjermanishten ndërsa punoni, në mënyrë që udhëzimet e punës të kuptohen nga të gjithë”, tha ai.

Edhe pse kjo është deklarata zyrtare e Frey, njëra nga arsyet kryesore thuhet të jetë sepse kolegët tjerë janë ankuar se turqit bënin shaka me ta duke folur pas shpinës në gjuhën turke.