‘Facebook Messenger’ kopjon ‘WhatsApp’-in me këto dy veçori të reja

‘Facebook Messenger’ kopjon ‘WhatsApp’-in me këto dy veçori të reja

Auto&Tech March 24, 2019 - 19:12
Lexoni detajet

Sipas një raporti, Facebook planifikon të nxjerrë një tipar për Messenger që do t'i lejonte përdoruesit të citojnë dhe të replikojnë si formë përgjigjeje kundrejt një mesazhi ekzistues në bisedë.

Tipari i citimit dhe i replikës do të ndjekë funksionin ‘unsend’ që Facebook kohët e fundit përfshiu në ‘Messenger’, transmeton lajmi.net.

Ky lloj tipari i jep përdoruesve mundësinë për të fshirë mesazhin që ata kanë dërguar deri në 10 minuta. Ky funksion është i disponueshëm edhe në WhatsApp.

Funksioni i citimit dhe i replikës funksionon njësoj si në WhatsApp. Ju mund të citoni dhe të replikoni në një mesazh tekstual, foto, GIF, video ose madje edhe një ’emoji’.

Facebook njoftoi kohët e fundit se do të bashkojë Messenger, WhatsApp dhe Instagram në një platformë të vetme.