Mercedes-Benz GLC prezantohet me ndryshime pozitive gjatë muajit që vjen (Video)

Mercedes-Benz GLC prezantohet me ndryshime pozitive gjatë muajit që vjen (Video)

Auto&Tech mars 22, 2019 - 19:27
Lexoni detajet

Ndryshime pozitive në dukje, motor dhe përbërjen e enterierit, e bëjnë këtë model shumë të kërkuar në kategorinë e tij

Javë më parë, Mercedes prezantoi ndryshimet që ka pësuar crossoveri GLC, ndërsa tani është në përfundim të prekjeve të fundit për kupenë nga e njëjta linjë, transmeton Telegrafi.

Gjatë muajit që vjen, në New York Auto Show do të prezantohet GLC Coupe 2020, që ka huazuar pjesët më të mira, nga modelet e ngjashme.

Nëpërmjet këtij modeli, prodhuesi gjerman po përpiqet të tërheqë sa më shumë vëmendjen prej BMW X4, që vazhdon të mbetet shumë e pëlqyer.

Bazuar në pamjet e shpërndara, vërehet se Mercedes-Benz GLC ka ndryshime në pjesën e jashtme, motor dhe në përbërjn e sistemit të enterierit.