‘Google Maps’ me tregues për radarët e shpejtësisë, si dhe për makina të aksidentuara

‘Google Maps’ me tregues për radarët e shpejtësisë, si dhe për makina të aksidentuara

Auto&Tech March 21, 2019 - 18:41
Lexoni detajet

Google Maps, një nga aplikacionet më të përdorura të navigacionit, ka nxjerrë në pah disa veçori të reja.

Aplikacioni tani mund të shtojë kujdesin përdoruesit për kamerat e shpejtësisë dhe aksidentet që kanë ndodhur përpara.

Ky funksion lejon përdoruesit të raportojnë një aksident ose ndonjë radar. Sapo disa përdorues kanë raportuar dhe konfirmuar të njëjtën gjë, atëherë aplikacioni fillon të tregojë raportin e aksidentit ose radarit në hartë.

Pas një kohe, aplikacioni i pyet përdoruesve të tjerë nëse radarët janë ende të pranishëm në vend dhe përditësojnë hartën në përputhje me rrethanat.

Ky tipar filloi të qarkullojë në janar dhe ka qenë më parë i shtrirë në vende si SHBA, Britania e Madhe, Australi, Rusi, Brazili, Meksikë, Kanada dhe Indonezi. /Lajmi