MFK bashkon forcat me Intel për Kampin Veror 'Vajzat në Shkencë'
Fondacioni i Milleniumit të Kosovës bashkë me Departamentin e Shtetit të SHBA-ve, Korporatën e Sfidave së Mijëvjeçarit, Girl Up dhe Intel Corporation organizojnë kampin e parë veror ndërkombëtar për vajza #WiSciKosovo, me fokus edukimin në shkencë, teknologji, art, inxhinieri dhe matematikë.
Kampi është i hapur për të gjitha vajzat nga e gjithë Kosova, të cilat kanë pak mundësi të kenë qasje në burime të duhura edukative nga këto fusha.
#WiSciKosovo ka për qëllim të ndihmojë në zhdukjen e hendekut gjinor në fushat e përmendura, përmes qasjes në arsim, mundësive të mentorimit dhe trajnimit për lidership të vajzave dhe grave.
Afati i fundit për të kompletuar aplikacionet për Kampin Veror WiSci në Kosovë është 24 mars 2019.
Kampi WiSci do të mbahet në Prishtinë në datat 18-31 gusht 2019 dhe mbledhë vajza nga Shtetet e Bashkuara, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Pjesëmarreset në Kampin Veror WiSci do të marrin pjesë në aktivitetet e përditshme edukative që kanë bazë shkencën e teknologjinë si dhe në ekskursione të caktuara jashtë qytetit.
Të gjitha shpenzimet që lidhen me strehimin, ushqimin dhe aktivitetet gjatë kampit mbulohen me mbështetjen e partnerëve WiSci, përveç transportit në dhe nga Prishtina për në qytetin apo fshatin tuaj.
Për #WiSciKosovo ju lutem aplikoni këtu: https://girlup.typeform.com/to/On45RV