E pabesueshme, telefoni që mban baterinë 50 ditë

E pabesueshme, telefoni që mban baterinë 50 ditë

Auto&Tech March 16, 2019 - 18:51
Lexoni detajet

Smartfoni i kompanisë teknologjike ‘Avenir’ ka baterinë me kapacitetin më të madh të ndërtuar ndonjëherë.

Dy trendet e mëdha në zhvillimin e smartfonëve janë procesorët gjithnjë e më të shpejtë dhe dizajni çdoherë e më elegant, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, ‘Avenir’ fokusin e ka vendosur në baterinë e prodhimit të saj të fundit.

Nëse nuk përdoret në mënyrë aktive Max P18K, telefoni do të qëndrojë për rreth 50 ditë.

Përveç kësaj, smartfoni ka hapësirë për pesë kamera (dy për ‘selfie’, tri në anën e pasme) një procesor MediaTek, 6GB memorie dhe 128GB hapësirë ruajtëse.

Telefoni, i cili drejtohet nga sistemi softuerik Android 9, do të lansohet këtë verë.

Çmimi përfundimtar, ka bërë të ditur kompania, do të jetë 600 euro.

Image

Image