Spotify i rikthehet normalitetit, pas ankesave për pamundësi të dëgjimit të këngëve

Spotify i rikthehet normalitetit, pas ankesave për pamundësi të dëgjimit të këngëve

Auto&Tech mars 13, 2019 - 09:24
Lexoni detajet e fundit

Shërbimi që ofron muzikë dhe video të ndryshme, Spotify i është kthyer normalitetit pas ankesa te shumta nga përdoruesit nga të gjitha anët e botës.

Raportohet se shfrytëzuesit e kishin të pamundur të kyçeshin dhe të dëgjonin këngë, në platformën shumë të popullarizuar në internet, transmeton Telegrafi.

Shumica e atyre që iu ishte ndërprerë qasja ishin nga Evropa, teksa kishte ankesa edhe prej Shteteve të Bashkuara, Indonezisë dhe Australisë.

“Diçka nuk është në rregull, jemi duke punuar me vëmendje të shtuar. Faleminderit për përkrahjen” ka shkruar në llogarinë e Spotify në Twitter.

Vetëm gjatë orës 11 të paradites së sotme, janë bërë afro 4,000 ankesa, për pamundësi të lidhjes.

Mirëpo, gjithçka është kthyer në gjendjen normale dhe këtë e konfirmuan edhe zyrtarë të platformës, pa dhënë detaje shtesë. /Telegrafi/