Evropa do ta luftojë planin e Mark Zuckerberg për Facebook-un

Evropa do ta luftojë planin e Mark Zuckerberg për Facebook-un

Auto&Tech mars 09, 2019 - 08:39
Mëso detajet!

Irlanda e ka rolin kryesor si rregullator i Facebook-ut në Bashkimin Evropian mbi çështje të privatësisë dhe është tamam vendi ku kjo kompani e ka zyrën qendrore. DPC ka bërë të ditur se do të bëjnë të pamundurën për t’i ndaluar planet e kësaj kompanie teknologjike, shkruan sot Gazeta "Zëri". 

Mark Zuckerberg e ka vënë Facebook-un përballë një sërë përplasjesh me rregulloret evropiane. Drejtori gjeneral i Facebook ka treguar me anë një postimi se do t’i integrojë brenda planit aplikacionet si WhatsApp, Instagram dhe Messenger, që përdoruesit ta kenë më të lehtë të komunikojnë në të gjitha platformat që i zotëron Facebook. Ky plan me shumë gjasë do të përballet me shumë kundërshtime në Evropë, ku janë vënë rregullore të privatësisë që nga viti i kaluar.

Rregullatorët e kanë paralajmëruar Facebook-un rreth shpërndarjes së informacioneve private të përdoruesve në kompanitë tjera. Në janar Komisioni Irlandez i Mbledhjes së Informacioneve (DPC) kanë lëshuar një deklaratë që kur gazeta “New York Times”, publikoi që Mark Zuckerberg kishte plan t’i unifikonte të gjithë aplikacionet që tash zotërohen nga Facebook. Irlanda e ka rolin kryesor si rregullator i Facebook-ut në Bashkimin Evropian mbi çështje të privatësisë dhe është tamam vendi ku kjo kompani e ka zyrën qendrore. DPC ka bërë të ditur se do të bëjnë të pamundurën për t’i ndaluar planet e kësaj kompanie teknologjike.

“Propozimet e mëparshme për të shpërndarë informacione mes kompanive të blera në Facebook në bërë që të gjithë të shqetësohen rreth sigurisë së të dhënave private. Një gjë që DPC do të kërkojë garanci paraprake që të gjitha këto shqetësime të merren tepër seriozisht” thuhet në komunikatë të DPC. Kurse Faccebook ka thënë në një komunikatë tjetër, gjatë të enjtes, se “këto plane ende janë në një fazë tepër të hershme të analizimit” dhe se “integrimi do të marrë kohë dhe se do të ketë sfida të jashtëzakonshme gjatë këtij procesi”.

Kompania ka bërë të ditur se do të vazhdojë të punojë me rregullatorët irlandezë rreth çështjeve të privatësisë, një gjë për të cilën DPC e ka elaboruar më tej. Gjithsesi problemi me me vizionin e Mark Zuckerberg është se nuk e dëmton ndarjen e informacioneve private. Në këtë çështje do të përfshihet edhe rregullatori anti-trust i BE-së, shkruan më tutje "Zëri". 

Sjellja anti-konkurrente?

Vetëm gjatë vitit të kaluar ligjvënësit gjermanë kanë vendosur që Facebook është duke provuar ta rrisë domenin e vet duke përdorur të dhëna nga të gjitha aplikacionet tjera. U ka ndaluar kompanive që ta vazhdojnë praktikën pa pajtimin e qartë të përdoruesve. Zuckerberg argumentoi në postimin e tij  se integrimi i shërbimeve do t'i bënte ata më të përshtatshëm.

Ai tha gjithashtu se privatësia do të përmirësohej sepse do të ketë mundësi që të kodohen më të dhëna. Paul Bernal, një ekspert i privatësisë dhe ligjërues në fushën e medias në Universitetin e Anglisë Lindore, tha se argumentet e Zuckerbergut nuk do të bindnin rregullatorët.

"Duke pretenduar se çështja e vërtetë është përmbajtja e mesazheve, të cilat ai do t’i mbrojë dhe respektojë, ai shpreson të heqë vëmendjen nga çështja shumë më e rëndësishme e meta-të dhënave", tha Bernal.

Metadata, e cila përfshin informacionin se kush është duke komunikuar me kë, kur dhe si, është vendimtar për biznesin e Facebook.

"Ky sistem lejon profilizimin që është çelësi për shënjestrimin, si të reklamimit ashtu edhe të përmbajtjes, që i sjell para Facebook-ut, por që gjithashtu përfaqëson rrezikun më të madh për privatësinë dhe autonominë e njerëzve", tha ai. Organizata Evropiane e Konsumatorëve, një grup lobi i konsumatorit, tha se planet e Facebook-ut "ngrenë shqetësime nga një këndvështrime: privatësie dhe një konkurrence".

"Do të jetë shumë e rëndësishme që rregullatorët, nga fusha e mbrojtjes së të dhënave, konkurrencës dhe mbrojtjes së konsumatorit, do të shqyrtojnë me kujdes këto plane në rast se Facebook vendos të vazhdojë", tha në një deklaratë udhëheqësi i të drejtave digjitale të grupit, David Martin.

Facebook ka paguar 19 miliardë për të blerë WhatsApp në vitin 2014, që ka qenë blerja më e shtrenjtë deri tash.

Në vitin 2017 Facebook është dënuar me 110 milion dollarë për shpërdorim të të dhënave dhe shkelje të rregulloreve, shkruan më tutje "Zëri". 

Gjigandi i medias sociale i kishte thënë Komisionit gjatë një rishikimi rregullator  në 2014-ën se nuk do të ishte në gjendje të përputhej me profilet ekzistuese të përdoruesve të Facebook me numrat e telefonave të WhatsApp. Por dy vjet më vonë e bëri pikërisht këtë.

Facebook tha se ishte një gabim i sinqertë. Bernal paralajmëroi se integrimi i shërbimeve të mesazheve mund të përkeqësojë problemet e Facebook me lajme të rreme dhe përmbajtje ekstremiste. "Problemet e mëdha nuk do të mbeten vetëm, por në të gjitha gjasat rriten ndërsa platformat bashkohen dhe profilizimi bëhet më i saktë dhe invaziv", tha ai. Nga CNN, Rrona Jaka.

1. Drejtori gjeneral i Facebook ka treguar me anë një postimi se do t’i integrojë brenda planit aplikacionet si WhatsApp, Instagram dhe Messenger, që përdoruesit ta kenë më të lehtë të komunikojnë në të gjitha platformat që i zotëron Facebook

2. Integrimi

Faccebook ka thënë në një komunikatë tjetër, gjatë të enjtes, se “këto plane ende janë në një fazë tepër të hershme të analizimit” dhe se “integrimi do të marrë kohë dhe se do të ketë sfida të jashtëzakonshme gjatë këtij procesi”. Kompania ka bërë të ditur se do të vazhdojë të punojë me rregullatorët irlandezë rreth çështjeve të privatësisë, një gjë për të cilën DPC e ka elaboruar më tej

3. Facebook ka paguar 19 miliardë për të blerë WhatsApp në vitin 2014, që ka qenë blerja më e shtrenjtë deri tash. Në vitin 2017 Facebook është dënuar me 110 milion dollarë për shpërdorim të të dhënave dhe shkelje të rregulloreve. /ZERI