Të gjithë po e shesin celularin e tyre Galaxy S9 për një arsye interesante

Auto&Tech February 21, 2019 - 16:18
Lexo detajet!

Pronarët e tanishëm të Galaxy S9 kanë filluar ta konsiderojnë shitjen e smartfonit të tyre. Dhe, arsyeja është afrimi i datës kur do të prezantohet gjenerata e re, Galaxy S10.

Samsung do të zbulojë të shumëpriturin, Galaxy S10 më 20 shkurt dhe kjo do të thotë që çmimet për S9 do të pësojnë një rënie drastike.

Në fakt, kërkimet më të fundit nga musicMagpie në treg kanë zbuluar se pajisjet Android, në veçanti aparatet Samsung, mund të humbasin deri në 35 për qind të vlerës së tyre sapo Galaxy S10 të dalë në shitje.

Ky është lajm i mirë për ata që kanë pritur mundësinë për të blerë një Galaxy S9 ose S8 dhe paralajmërim për ata që kanë në plan të shesin smartfonin e tyre aktual përpara se t’i bjerë vlera.