Kjo sëmundje që shkaktohet prej telefonit po e prek njerëzimin

Auto&Tech shkurt 20, 2019 - 08:49
Lexo detajet!

Një grup shkencëtarësh nga Hong Kongu kanë ‘tronditur’ botën me studimin e tyre.

Ata pretendojnë se kanë një zbuluar një sëmundje të re, e cila është e përhapur në mbarë rruzullin tokësor. Kjo sëmundje është mjaft e rrezikshme për shëndetin mendor.

Por më e keqja qëndron në faktin se kjo sëmundje shkaktohet nga telefoni.

Sipas këtyre shkencëtarëve “Ankthi i ndarjes nga celulari” quhet sëmundja që ka prekur shumicën e njerëzve tashmë.

Këta shkencëtarë pretentojnë se njeriu e shikon celularin si një zgjatim të vetes dhe se nuk mund të jetojë dot më pa postuar në Facebook dhe Instagram.

Simptomat kryesore janë paaftësia për të fikur telefonin, kontrollimi i përhershëm i tij, karikimi i shpeshtë i tij dhe marrja e telefonit edhe në tualet kur shkojmë për të kryer nevojat personale, shkruan Express.