Apple MacBook Pro me mundësinë e largimit të reklamave nga videot e YouTube

Auto&Tech February 19, 2019 - 22:11
Lexo detajet

Që kur është lansuar MacBook Pro, ka pasur shumë adhurues, por nuk mungonin as kundërshtaret.

Megjithatë opsioni që mundëson të hiqen edhe reklamat e paevitueshme nga videot e YouTube, po u pëlqen të gjithëve, transmeton Telegrafi.

Gjithçka mund të kryhet me lehtësi, në shiritin e ndjeshëm në prekje, që ndodhet mbi tastierë.

Ky opsion funksionon vetëm në shfletuesin Safari, teksa mund të realizohet duke e shtyrë kursorin deri në fund, apo thjeshtë të klikohet opsioni ‘Skip Ad’.

Mashable raporton që ky opsion ka larguar me sukses, reklamat që nuk largohen, po ashtu edhe ato që mundësojnë largimin pas pesë sekondave.

Nuk dihet nëse ky është ndonjë bashkëpunim mes Apple apo YouTube, pasi nuk ka mundësi të realizohet në ndonjë pajisje tjetër. /Telegrafi

Image