Lansohet Projekti C3K për Sigurinë Kibernetike

Auto&Tech February 15, 2019 - 09:58
Lexo Detajet

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), përmes Projektit për Siguri në Kosovë (KSSP) dhe me mbështetjen e Ambasadës Mbretërore Norvegjeze në Kosovë, do të lansojnë sot projektin "Lufta kundër Krimit Kibernetik në Kosovë" (C3K), në rezidencën e ambasadorit norvegjez në fshatin ndërkombëtar, nga ora 10:30 - 11:15.

Projekti, i pari i këtij lloji në Kosovë, synon të sigurojë një mjedis të sigurt online përmes parandalimit dhe minimizimit të kërcënimeve kibernetike dhe fuqizimit të kapaciteteve të sigurisë kibernetike në tërë Kosovën.

Sh.T. Per Strand Sjaastad, Ambasador i Norvegjisë, Znj. Alessandra Roccasalvo, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së dhe Z. Selami Shkodra, Koordinator Kombëtar për Sigurinë Kibernetike dhe Zëvendësministër i Punëve të Brendshme do të flasin në këtë gjarje.

Ftesë:

Ftohen mediat të marrin pjesë në këtë ngjarje.

Kush:            UNDP

Çka:                Lansimi i projektit C3K

Kur:                Sot, nga 10:30 - 11:15

Ku:                 Rezidenca e Ambasadorin Norvegjez, fshati nderkombëtar                     

Për më shumë informata, mund të kontaktoni:

Burbuqe Dobranja, zyrtare për komunikim pranë UNDP-së

Tel: (038) 249 066 lok. 410;  mobil: 049 720 800;      email: [email protected]

 

Danijela Mitië, zyrtare për komunikim pranë UNDP-së

Tel: (038) 249 066 lok. 412;   mobil: 049 720 824     e-mail: [email protected]