TechArt do të prezantojë një Porsche në panairin e Gjenevës

Auto&Tech February 14, 2019 - 10:06

Modifikimin misterioz, kompania gjermane do ta prezantojë ne Geneva Motor Show

Tani që kanë mbetur më pak se një muaj, deri ën fillimin e panairit të Gjenevës, shumë prodhues të makinave, nisën të tregojnë detajet se çfarë do të prezantojnë, transmeton Telegrafi.

Mundësi ideale financimi nga NLB Banka – bëhu me banesë në kompleksin Linda Premium Residence

E SPONSORUARMËSO MË SHUMË

Konfirmimin se do të jetë në këtë aktivitet që fillon me shtatë mars, e ka pranuar edhe TechArt, duke bërë të ditur se do ta prezantojë një makinë të modifikuar.

Kompania gjermane që merret me ndryshimin e makinave, njoftoi se do të sjellë një Porsche, por nuk janë bërë të ditura detajet, se çfarë ndryshimesh ka pësuar vetura.

Bazuar në makinën e mbështjellë, mund të thuhet se në bazë të linjave dhe disa prej fryerjeve, bëhet fjalë për modelin 911 GT2 RS.

Meqenëse kjo Porsche i ka 700 kuaj fuqi, besohet se i është modifikuar motori, për të prodhuar edhe 70 njësi më shumë.

Eksterieri pritet t’i jetë ndryshuar me metal me fibra karboni, që e kanë bërë më të lehtë dhe mbase edhe më aerodinamik.