Kjo është mënyra se s'i ta kurseni naftën

Auto&Tech February 12, 2019 - 11:28
Lexo detajet!

Në kohën kur çmimet e naftës janë shumë të larta dhe shoferët po ankohen vazhdimisht për ato çmime ,ia vlen ky trik që ta provoni në mënyrë që të kurseni para. 

Ekzistojnë shumë propozime se si të kurseni, njëri ndër ta është që të qitni sasi të vogël nafti në rezervuarintuaj, madje për shumë arsye

Vetura juaj do të jetë më e lehtë dhe kjo do ta hutojë motorin i cili atëherë do të duhej të punojë më pak dhe të shpenzojë më pak.

A ia vlen që ta provoni këtë trik?

Për t’u bindur në këtë, është e nevojshme të zgjidhni formulën e thjeshtë. Për shembull, vetura juaj shpenzon 6 litra në 100 kilometra. Sa më e rëndë të jetë vetura, aq më shumë do të shpenzojë karburant. Mesatarisht shpenzimi rritet për 1 deri në 2 për qind në çdo 43,5 kilogramë peshë në veturë.

Për shembull, në rezervuar keni 60 litra dhe shpenzoni 8 litra në 100 km. Meqenëse karburanti e ka dendësinë prej 720 gramësh për litër, atëherë vëllimi i rezervuarit është 43,2 kilogramë. Atëherë formula për llogaritje të shpenzimit të veturës suaj është kjo: 8 x (1+0,02 x 43,2/43,5), gjë që është rreth 8,16 litra në 100 kilometra.

Kur ta zbrazni rezervuarin pothuajse përgjysmë, do të shpenzoni 8,08 litra në 100 kilometra. Për këtë shkak nuk është e keqe ideja që të mbani rezervuarin përgjysmë me karburant dhe kur ta shpenzoni sërish mbusheni përgjysmë.

Sa kemi kursyer kështu?

Nëse e mbushim rezervuarin gjithmonë përgjysmë do t’i kalojmë 3,5 kilometra më shumë çdoherë. I vetmi problem i këtij plani është ai që do të jeni të detyruar më shpesh të shkoni te pompa dhe të qitni karburant. /Gazetametro