Të janë hakuar rrjetet sociale? Google jep përgjigjen!

Të janë hakuar rrjetet sociale? Google jep përgjigjen!

Auto&Tech shkurt 07, 2019 - 09:13
Lexo detajet!

Ditën e martë është publikuar “Kontrolluesi i fjalëkalimeve” (Password Checker), që ju paralajmëron nëse të dhënat tuaja si adresa e emailit apo fjalëkalimi janë vjedhur më parë nga ndonjë haker.

Një bazë të dhënash, me më shumë se 2.2 miliardë gjeneralitete të grumbulluara prej vitit 2008 deri më sot prej forumeve të hakerave, do të shpërndahen tek të gjithë përdoruesit. Këto të dhëna janë përdorur nga Google për mbrojtjen e përdoruesve të kompanisë në pesë vitet e fundit.

“Pa këto masa sigurie, ju jeni 10 herë më të rrezikuar nga vjedhja e profilit,” tha Kurt Thomas, kërkues shkencor në Google.

Sipas të dhënave, Google Chrome është aplikacioni i preferuar për të lundruar në internet, duke mbizotëruar tregun me 62% të përdoruesve.

Nuk është vetëm Google që po merr të tilla masa parandaluese, pasi stafi i Facebook dhe Netflix nuk lejojnë të përdoren fjalëkalime të vjedhura më parë prej hakerave. Kjo ndodh sepse shumë përdorues shprehen se janë shumë fjalëkalime për të mbajtur mend dhe përdorin të njëjtin për disa llogari.

Në vitin 2016 është hakeruar profili në Twitter i drejtorit të Facebook Mark Zuckerberg duke përdorur fjalëkalimin e tij të LinkedIn, të vjedhur në 2012-n. Sipas Google, asnjë nga të dhënat tuaja nuk ruhet për t’u krahasuar me ato të vjedhura, por është një funksion “i verbër” që mundëson krahasimin e tyre.