Ja kur do të prezantohet smartphone që ‘paloset’ dhe ‘Galaxy S10’

Ja kur do të prezantohet smartphone që ‘paloset’ dhe ‘Galaxy S10’

Auto&Tech janar 11, 2019 - 18:09
Lexo detajet

Kompania koreano-jugore dërgoi ftesa për një ngjarje në San Francisko.

Samsung ka dërguar ftesa për një ngjarje më 20 shkurt. Kompania koreano-jugore ka të ngjarë që në këtë ngjarje ti prezantojë dy smartphonët e saj Galaxy S10 dhe smartfoni i saj i parë i palosshëm, i cili duhet të mbajë emrin Galaxy Fold.

Kjo është sugjeruar edhe nga ftesat në të cilat numri 10 duhet të lexohet vertikalisht, ku zero është lakuar. Ky i fundit ka të ngjarë të tregojë Galaxy Fold, që tregon se do të jetë smartphon i palosshëm.

Prezantimi është planifikuar të mbahet në orën 8 pasdite në San Francisko.