A ka më shumë Golf 2 apo Golf 4 në Kosovë?

A ka më shumë Golf 2 apo Golf 4 në Kosovë?

Auto&Tech janar 07, 2019 - 23:48
Lexo Detajet

Vetura Golf 4 apo “Golf Mk4” nga marka ‘Volkseagen’ dominon në rrugët e vendit tonë duke lënë kështu pas paraardhësin e tij, Golf 2.

Sipas statistikave të Ministrisë se Punëve të Brendshme, të siguruara nga KALLXO.com, në Kosovë, janë gjithsej 24.457 Golf 4 krahasuar me 24 mijë e 202 Golf 2.

Në vendin tonë kjo veturë shitet me vlere 3,000 deri në 5,000 euro, gjatë periudhës kur u prodhua u shit me çmim prej 11.000 dhe deri ne vlere afro 30.000 euro.

Vetura e cila ka arritur shifrën 20 milion copa të shitura, cilësohet si i fuqishëm, praktike dhe me të gjitha tiparet për t’u konsideruar një veture klasike.

Golf 4 doli në shitje ne tetor te vitit 1997 dhe vazhdoj prodhimin deri ne vitin 2003, dhe ishte makina me e shitur në Europë në vitin 2001.

Seria e Golfit 4, është prodhuar edhe pas vitit 2004 ne Kanada, për tregun Amerikan, ne Brazil dhe Kinë, kuptohet me disa modifikime në pamjen e jashtme, ku dizajneret janë munduar t’i japin pamje të Golfit 5.

Modeli i katër i tipit Golf nga viti 1998-2004 ka fituar gjashte çmime të ndryshëm.