Zbuloni të gjithë miqtë që ju kanë fshirë nga 'Facebook'

Auto&Tech December 31, 2018 - 18:16
Ky është aplikacioni që ju mundëson ta shihni një gjë të tillë

Jetojmë në një kohë ku kapitali social matet nga numri i njerëzve me të cilët ke kontakt online, kështu është në natyrën e njeriut të dijë se kush e ka fshirë nga rrjeti social.

Ka shumë aplikacione dhe shtesa të ndryshme në shfletues të cilët lehtë mund të gjejnë njerëzit të cilët ju kanë bërë ‘unfollow’ ose fshirë nga Facebooku.

Facebook zakonisht i ndalon këto shërbime, por me ndalimin e tyre del gjithmonë një shërbim tjetër i ri, transmeton Express.

Still Friends është një aplikacion i thjeshtë por i dobishëm që ju lidhë me profilin tuaj dhe hyn në listën e miqve tuaj për të parë se kush nuk ndodhet më aty.