Volvo do të prodhojë këtë makinë magjepsëse në 2019-ën

Auto&Tech December 11, 2018 - 16:46
Lexo detajet!

Ka kaluar tashmë një vit që nga shfaqja e një prototipi të përformancës së veturës Polestar ngakompania e makinave Volvo.

Nga ajo u mor vesh se makina do të kishte 591 kuajfuqi dhe dy dyer, me përformancë të BMW M5 dhe çmim të McLaren 540C.

Sidoqoftë, fotografia e mëposhtme do t’iu tregojë se makina është thuajse gati, i cili është duke iu nënshtruar testeve dinamike.

Ka një tjetër fazë përfundimtare të prototipimit që duhet ndjekur, me prodhimin e makinës që do të arrijë gati deri në mes të vitit 2019.

“Makina është një GTqë është e lehtë për t’u vozitur në përdorim të përditshëm me veturën hibride”, thotë shoferi kryesor i testit të Polestar, Joakim Rydholm. /Lajmi