Ish-shefi i “Nissan”-it riarrestohet

Auto&Tech December 11, 2018 - 10:11
Nissan

Prokurorët japonezë kanë akuzuar edhe zyrtarisht ish-shefin e kompanisë “Nissan”, Carlos Ghosn për keqpërdorim financiar, duke mos raportuar pagën e tij të vërtetë. Ata po ashtu kanë lëshuar kundër tij një urdhërarrestim të ri, çka nënkupton se manjati ka mundësi të kalojë festën e Krishtlindjeve në burg, transmeton AFP-ja.

Ghosn, 64-vjeçar, është mbajtur në paraburgim prej 19 nëntorit për dyshimet se ai nuk i ka deklaruar të gjitha të ardhurat, duke fshehur rreth 44 milionë dollarë në periudhën kohore 2010-2015. Autoritetet më pas e kanë riarrestuar atë të hënën për pretendime tjera, duke thënë se ai nuk ka raportuar të ardhurat e tij edhe për katër miliardë dollarë tjerë në tre vjetët e fundit./Zëri/