Njihuni me 'Bishën' e Donald Trumpit

Njihuni me 'Bishën' e Donald Trumpit

Auto&Tech shtator 26, 2018 - 14:05
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Donald Trump ka marrë në përdorim një limuzinë të re presidenciale dhe me këtë veturë të re ai ka shkuar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Limuzinën e ka prodhuar Cadillac, vjen nga platforma e kamionëve Chevrolet Kodiak dhe është e pajisur me mbrojtje të blinduar. Sipas të dhënave jozyrtare, pesha e veturës është rreth 7 deri 9 tonë, dhe mund të pranojë gjithsej shtatë njerëz.

Limuzina është pajisur me oksigjen, është rezistente në sulme me armë të zjarrit dhe ato shpërthyese, ka mundësi të sulmit me gaz lotsjellës, dhe atraksion i posaçëm është një frigorifer plotë me rezerva të gjakut të grupit të Trumpit.

Edhe pse shërbimi sekret amerikan nuk jep të dhëna, supozohet se xhamat nuk janë më të holla se 3 centimetra, ndërsa pretendohet se dyert janë të rënda sa edhe ato të aeroplanit, shkruan NBC.

“Bisha” është rezistente edhe në sulm me armë kimike, ndërsa aty është edhe i ashtuquajtur “sistemi i vizionit të natës”, lëshimi i vajit në rast të ndjekjes, e madje edhe dorëzat e dyerve mund të elektrifikohen në mënyrë që të goditen ata të cilët do të tentonin të hyjnë të paftuar.

“Bisha” gjithashtu përmban edhe një sërë ekspansiv të teknologjive të komunikimit, duke përfshirë, në mes tjerash, mundësinë e dërgimit të kodeve të nevojshme për aktivizimin e armëve bërthamore./Insajderi

Image 
Image 
Image