Hapet në Pejë institucioni më i ri i artit në Kosovë

Hapet në Pejë institucioni më i ri i artit në Kosovë

Art July 26, 2022 - 23:36

Në qytetin e Pejës është hapur Instituti i Artit Bashkëkohor “ARKIV”.

Objekti i SHFMU “Vas Pashë Shkodrani”, është shndërruar në institucionin më të ri të artit në Kosovë.

Kështu u bë e ditur përmes njoftimit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Hapja u bë me ekspozitën e Artan Hajrullahut ”Silence Took a Hold of the Rooms”.

“ARKIV, Instituti i Artit Bashkëkohor është institucioni i parë publik i dedikuar artit bashkëkohor në rajonin e Pejës. Duke bashkuar artistë vendas  dhe ndërkombëtarë në të gjithë disiplinat, do të jetë një qendër e krijuar për kërkime të avancuara, të menduarit kritik, eksperimentim dhe dialog”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Kujtojmë që MKRS, po ashtu ka bërë të ditur edhe ndërtimin e Muzeut të Artit bashkëkohor, për të cilin ka planifikuar 610 mijë euro. /shqip.com