94 vjeçari nga Ferizaj ende i shkathët mbi timon (Video)
E gjithë këto vite ai nuk pati asnjëherë nevojë as për ndonjë intervenim mjekësor e as nuk pati ndonjëherë telashe me policinë.
Ka kohë që Sylejman Breznica nga Surqina e Ferizajt ecë me ndihmën e shkopit.
Por atij nuk i duhet kurrfarë ndihmë për të vozitur, njofton Klan Kosova.
94 vjeçari për më shumë se gjysmë shekulli nuk e hoqi timonin nga dora.
LEXO EDHE: Miliarderi kinez ofron 180 milionë dollarë për atë që martohet me vajzën e tij
E gjithë këto vite ai nuk pati asnjëherë nevojë as për ndonjë intervenim mjekësor e as nuk pati ndonjëherë telashe me policinë.
Plaku tregoi se përderisa është në gjendje të mirë shëndetësore do të vozisë akoma .
Në atë moment që e humb sigurinë, Breznica ka thënë se nuk do të dalë t’i rrezikoj të tjerët në komunikacion.