Veseli në shtije

Mbrojtësi shqiptar Frederik Veseli, pritet të largohet nga kampionati zviceran. Klubi ku u aktivizua Veseli, Lugano, ka marr vendim ta shes atë.

Ndonëse mbrojtësi u bë pjesë e përfaqësueses shqiptare në Euro 2016 dhe luajti për pak minuta kundër Francës, ai duket se nuk bën më pjesë në planet e skuadrës ë cila ka si objektiv mbijetesën në elitën e futbollit zviceran.

Ka qenë vetë presidenti i Luganos, Anxhelo Renceti, që e ka konfirmuar lajmin, i cili po mendon të përfitojë ekonomikisht nga transferimi i një futbollisti që pritet të vazhdojë të jetë me rregullsi pjesë e Kombëtares kuqezi. “Po presim që të kthehet nga pushimet”, tha Renceti pas miqësores së skuadrës së tij me Servete.

“Për ne, ai është në merkato”, u shpreh ai. Veseli iu bashkua Luganos në verën e vitit 2015 dhe nënshkroi një kontratë dyvjeçare me klubin.