Legia trasnferon Sulejmanin

Pas Besnik Hasit, Legias së Varshavës i bashkohet edhe një tjetër shqiptar. Klubi polak e ka kompletuar transferimin e Alban Sulejmanit, i cili së fundmi ishte pjesë e Renovës.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit, me drejtorin sportiv Michal Zewlakow, që e ka konsideruar Sulejmanin si një top-blerje.

“Sulejmani është një mesfushor anësor që mund të luajë edhe në sulm. Për moshën e tij, është shumë mirë i zhvilluar fizikisht dhe ka potencial të madh”, deklaroi Zewlakow.