Pjesë e faqeve për takime “online”
Shumë përdorues të internetit janë të regjistruar në uebfaqet për takime për të gjetur dashurinë. Megjithatë, kjo nuk është pritur nga personat e famshëm. E para, e cila zbuloi se është e regjistruar në një vend të tillë është këngëtarja, Britney Spears. Pas shembullit të saj, edhe disa yje e kanë pranuar se janë të regjistruar në faqet për takime “online”.
Katy Perry është e fundit në listën e personave të njohur që e ka pranuar se i viziton uebfaqet për takime. Këngëtarja ka thënë se i pëlqen të kalojë kohën në sajtin “Tinder”, kurse ne besojmë se pas këtij pohimi të saj shumica e meshkujve do të regjistrohen në të njëjtën adresë. Lily Allen nëpërmjet “Twitter”-it ka bërë publik lajmin se është regjistruar në faqen e internetit “Tinder”, ndonëse është e martuar dhe ka dy fëmijë. “Kam zbuluar ‘Tinder’-in”, shkroi ajo, kurse adhuruesit e saj janë duke pritur t’u përgjigjet pyetjeve se pse vendosi të bëjë një gjë të tillë. Njëra ndër femrat më kontroverse është Lindsay Lohan.
Vitin e kaluar kur “tallej” në “Tinder”-in hasi në profilin e vëllait të saj. Ajo nuk hezitoi që publikisht të vërë atë në siklet dhe në “Twitter” menjëherë postoi linkun me mbishkrimin: “Shikoni çfarë kam gjetur, vëllain tim më të vogël ...”. Ndoshta nuk e keni pritur, por ish-vajza e Bond-it, Halle Berry, në të kaluarën ka kërkuar partnerë nëpërmjet rrjetit “eHarmony”.