Azem Syla dërgohet në gjykatë, nuk dihen arsyet

Në Pallatin e Drejtësisë është duke u mbajtur një seancë ndaj Azem Sylës dhe të tjerëve.

Burime të "Zërit" bëjnë të ditur se prokurori i rastit ka kërkuar hetim të posaçëm ndaj të dyshuarave në rastin e tjetërsimit të pronave.

Të dyshuar në këtë rast janë 52 persona ndër ta edhe ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla, dhe ish-kryetari i Gjykatës Komunale të Prishtinës, Nuhi Uka.

Azem Sylës dhe Nuhi Ukës para disa ditësh u është vazhduar masa e paraburgimit edhe për nga tre muaj nga gjyqtarja e procedurës paraprake.

Prokuroria pretendon se të dyshuarit kanë tjetërsuar prona shtetërore në mënyrë joligjore në regjionin.