Arrestohet referentja e Gjykatës Supreme

Policia e Kosovës ka kryer sot një bastisje dhe arrestim të referentes së Gjykatës Supreme, B.H., nën dyshimin për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Njoftimi u bë përmes një sqarimi të kësaj Gjykate, e cila thekson se nuk bëhet fjalë për administratore, siç kanë raportuar disa medie, por për referente të kësaj gjykate.