Granata dhe fishekët lihen në rrugë në një kovë plastike

Në Topliqan të Lipjanit dy të dyshuar kanë lënë një kovë të plastikës një granatë dore dhe disa karikatorë me fishek.

Të dyshuarit në kovë kanë shkruar “rrezik mos e prek”. Pasi që një banor i këtij fshati e ka vërejtur menjëherë ka lajmëruar Policinë.

Pas sigurimit të vendit të ngjarjes nga Policia është gjetur në kovë një granatë dore F2, prodhim kinez, 185 fishekë AK-47 230 fishek 7.62 mm, 4-karikator AK të zbrazur, një karikator me dy fishekë, një karikator i mbushur të AK, dhe katër pjesë të armës së njëjtë.


Mjeti i dyshuar granatë dore është tërhequr nga njësia e PK-së për deminim ndërsa mjetet tjera janë konfiskuar nga njësitet përkatëse policore.