Flet Rexhep Osmani që u shoqërua në Polici për ngacmim seksual

Ish ministri, i Arsimit, Rexhep Osmani, tashmë ligjërues në fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës gjatë ditës së djeshme dyshohet se është përfshirë në një përleshje fizike.

Gazeta Fjala merr vesh nga burime brenda universitetit se deri te kjo përleshje ka ardhur si pasojë e kushtëzimit të notës me favore seksuale që profesori i kishte bërë një studenteje.

Sipas këtyre informatave studentja ka qenë e martuar, dhe menjëherë e ka lajmëruar bashkëshortin e saj lidhur me ngjarjen. Burri i saj ka shkuar në zyrë te profesorit për t’i ‘qëruar’ personalisht hesapet me profesorin Rexhep Osmani.

Lidhur me rastin është e njoftuar edhe policia e Kosovës. PK në raportin e saj thotë se i dyshuari tashmë është shoqëruar në polici, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

E Osmani ka folur për Express rreth këtij rasti.

LEXO EDHE: Ish-ministri Rexhep Osmani shoqërohet në Polici, dyshohet se ngacmoi seksualisht një studente

Ai në një prononcim për gazetë ka thënë se krejt kjo është një keqkuptim.

Osmani thotë se me studentë ka lidhje familjare, dhe se i dashuri i saj (dhëndri) është ngutur kur ka dyshuar. Ish-ministri ka treguar se familja e studentes i kanë kërkuar falje, derisa ka thënë se për këtë rast është intervistuar në polici.

“Nuk është e vërtetë ajo që po raportohet në media. Nuk behët fjalë për ndonjë ngacmim seksual. Krejt kjo është një keqkuptim. Unë me studenten njihemi moti, kemi edhe lidhje familjare. Unë me atë kemi dalë nga konsultimet se bashku edhe kjo është keqkuptuar. Ka reaguar edhe burri i saj. Por kjo situatë është sqaruar më vonë”, ka thënë Osmani.

“Unë jam sqaruar me të gjithë. Familjarët me kanë kërkuar edhe falje. Studenten e njoh dhe e kam njohur edhe më herët. Nuk bëhet fjalë për asnjë ngacmim”.

“Unë e kam dhënë deklaratën në polici. Sikur të kish qenë diçka e vërtetët, ata nuk me kishin liruar menjëherë. Por, unë besoj që nesër kjo punë do të sqarohet tërësisht edhe do të dalë e vërteta”, ka thënë Osmani për Gazetën Express.

- See more at: http://lajmi.net/flet-rexhep-osmani-qe-u-shoqerua-ne-polici-per-ngacmim-seksual/#sthash.6NBugS88.dpuf