Nis marshi për LGBTI: Dashuria jonë është kushtetuese (Foto)
Dita Ndërkombëtare kundër Homofobisë dhe Transfobisë, ka filluar të shënohet edhe në Prishtinë.
Me moton “Dashuria jonë është kushtetuese”, ka mbledhur edhe shoqërinë civile.
Marshimi është organizuar nga Qendra për Barazi dhe Liri (CEL), Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) dhe Qendra për Emancipim Shoqëror (QESH).
Ky marsh ka ngritur në këmbë shumë policë të Kosovës, të cilët janë duke e vëzhguar gjendjen. /express